TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2023, 21:00

Konflikti në Ukrainë drejt përshkallëzimit/ Kievi përdor municionet thërrmuese ndaj civilëve, pritet reagimi Moskës

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Ukrainë drejt përshkallëzimit/ Kievi

Udhëheqësi i instaluar nga Rusia në rajonin e pushtuar të Donetskut pretendon se një civil është vrarë nga forcat ukrainase duke përdorur municione thërrmuese – armë të ndaluara nga mbi 100 vende.

Denis Pushilin, kreu i Republikës Popullore të Donetskut, shkroi në Telegram se civili u vra në lagjen Petrovsky të qytetit të Donetskut.

Ai pretendoi se gjashtë persona, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare, u plagosën gjithashtu në Makeyevka dhe Svetlodarsk aty pranë.

"Sot, qytetet dhe rrethet paqësore të Republikës po i nënshtrohen granatimeve intensive nga formacionet e armatosura ukrainase duke përdorur municione thërrmuese", tha ai, por nuk dha asnjë fotografi apo provë tjetër për të mbështetur pretendimet e tij.

Bombat thërrmuese janë armë të shpërndara me avionë, artileri ose raketa, të cilat hapen në ajër për të lëshuar deri në 100 'bomba' në një zonë të madhe.

Përdorimi i bombave thërrmuese në zona civile shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të konsiderohet një krim lufte. Shtetet e Bashkuara ranë dakord për t'i dërguar ato në Ukrainë muajin e kaluar, duke shkaktuar shqetësim nga shumë prej aleatëve të saj në Perëndim.

Dy javë më vonë, SHBA konfirmoi se armët po përdoreshin "në mënyrë efektive" nga ukrainasit, por nuk konfirmuan se si.

ukrainë kievi municionet thërrmuese

Lini një Përgjigje