
Toka në Turqi nuk po gjen qetësi. Pas tërmetit me magnitudë 5.3 që plagosi mbi 30 persona, një tjetër tërmet me magnitudë 4.9 gradë të shkallës Rihter është regjistruar në pjesën lindore të Turqisë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte shtatë kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatya, i cili ka një popullsi prej rreth 441,000 banorësh, tha EMSC.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash. Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.
Kujtojmë se Turqia dhe Siria u prek nga një termet apokaliptik mëngjesin e 6 shkurtit nga i cili mbi 120 mijë njerëz u plagosën dhe pothuajse 59 mijë të tjerë vdiqën. Që atëherë toka është dridhur nga tërmete të shumta të cilat herë pas here shkaktojnë panik te qytetarët.
Lini një Përgjigje