TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2023, 18:23

Ekzekutimi i Villavicencio në Ekuador, Papa Françesku dënon vrasjen e kandidatit presidencial: Bëhuni bashkë në favor të paqes

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Villavicencio në Ekuador, Papa Françesku dënon

Papa Françesku ka dënuar vrasjen e kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Gjithashtu Papa Françesku u bëri thirrje të gjithë ekuadorianëve që të punojnë së bashku në favor të paqes.

Theksohet se Papa Françesku, i cili vizitoi Ekuadorin në vitin 2015 në një nga udhëtimet e tij të para, u shpreh se po lutej për familjen e Villavicencio dhe të gjithë njerëzit e Ekuadorit.

Kujtojmë se dy ditë më parë kandidatit presidencial i Ekuadorit, Fernando Villavicencio u ekzekutua në një atentat mafioz, pas një mitingu elektoral që mbajti me mbështetësit e tij.

Ai ishte kandidati kryesorë për të marrë drejtimin e Ekuadorit pas premtimeve se do të luftonte mafien e cila ka marrë kontrollin e shtetit.

papa ekuador

Lini një Përgjigje