TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2024, 16:30

Konflikti me Rusinë, Ukraina nis sërish rekrutimet; 1.5 milionë burra regjistrohen për të shërbyer në frontin e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti me Rusinë, Ukraina nis sërish rekrutimet; 1.5 milionë

Me luftën që ka hyrë tashmë në vitin e saj të tretë, Ukraina ka nisur sërish rekrutimet. Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka deklaruar se rreth 1.5 milionë burra janë regjistruar për rekrutim.

Pasi ligji i ri për mobilizimin hyri në fuqi më 18 maj, burrave të moshës ushtarake iu dhanë 60 ditë për të përditësuar të dhënat e tyre personale në mënyrë që shteti t'i gjente.

Sipas një video të postuar në kanalin YouTube të ministrisë, shumica e përditësimeve janë bërë në aplikacionin e ri online Reserve+.

Përveç përdorimit të aplikacionit, ukrainasit mund të përditësojnë të dhënat e tyre personalisht në qendrat e shërbimit publik ose zyrat e regjistrimit.

Ministria shtoi se 14,000 burra që jetojnë jashtë vendit në 124 vende kishin përditësuar kredencialet e tyre.

Kujtojmë se ky vit, do të jetë vendimtar për Ukrainën e cila do të duhet të bëjë përparime të dukshme ndaj Rusisë ose në të kundër do të duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve me kushtet e Putinit.

Lini një Përgjigje