
Ish lideri i organizatës Agimit të Artë në Greqi, është arrestuar dhe do të vuajë 13 vite burg për drejtim të një organizate kriminale.
Nikos Michaloliakos u arrestua në banesën e tij paraditen e të hënës, pas vendimit të gjykatës së Apelit të Lamias Këshilli i Apelit, duke miratuar propozimin e prokurorit, e cilëson atë si të papenduar dhe të dyshuar për kryerjen e krimeve të reja.
Nikos Michaloliakos ishte liruar nga burgu me vullnetin e Këshillit Penal të Lamisë, ndërkohë që kishte një propozim të prokurorit që propozonte qëndrimin e tij në qeli. Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur lirimin nga burgu të Nikos Michaloliakos me kushtet kufizuese të ndalimit të lëvizjes jashtë Atikës, ndalimit të daljes jashtë vendit dhe ndalimit të takimit me të akuzuarit e tij.
Ndër të tjera citohet dhe shkrimi i tij në median e shkruar ku vazhdon të vlerësojë praktikat e paligjshme të stilit nazist të Agimit të Artë, pavarësisht gjykimit dhe dënimit të tij për ato.
Në 2020 Gjykata e Apelit në Athinë shpalli 'Agimin e Artë” si organizatë terroriste, e cila konsiderohet si ëndrra e neonazistëve grekë.
Lini një Përgjigje