TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2025, 08:27

Komandantë, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë; 5 figurat kyçe iraniane që u vranë në sulmin izraelit!

Shkruar nga Pamfleti

Komandantë, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë; 5

Pas fillimit të operacionit ajror izraelit janë konfirmuar vdekjet e disa prej figurave më të larta ushtarake dhe shkencore të Iranit.

Sipas burimeve të shumta ndërkombëtare dhe mediave shtetërore iraniane, sulmet kanë qenë të përqendruara mbi infrastrukturën bërthamore dhe qendrat komanduese të Gardës Revolucionare.

Viktimat e konfirmuara

Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Hossein Salami një nga figurat më të fuqishme në strukturën ushtarake iraniane, është vrarë në një goditje të drejtpërdrejtë mbi selinë e IRGC në Teheran. Vdekja e tij është konfirmuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA dhe nga Reuters.

Komandantë, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë; 5
Hossein Salami, Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC)

Fereydoun Abbasi-Davani

Fizikan bërthamor dhe ish-drejtor i Organizatës Iraniane për Energji Atomike. Ai kishte qenë më parë në shënjestër të atentateve, por këtë herë mbeti i vrarë nga një sulm ajror në një laborator kërkimor pranë Natanz-it.

Komandantë, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë; 5
(Fereydoun Abbasi-Davani, Fizikan bërthamor dhe ish-drejtor i Organizatës Iraniane për Energji Atomike)

Mohammad Mehdi Tehranchi

Shkencëtar dhe rektor i Universitetit të Teheranit. I njohur për kontributin në projektet kërkimore të ndërlidhura me programin bërthamor. U raportua i vrarë gjatë një sulmi në ambientet akademike në Teheran.

Komandantë, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë; 5
(Mohammad Mehdi)

Gholam Ali Rashid

Një tjetër komandant i lartë i IRGC, raportuar nga disa media si i vrarë në goditjet në perimetrin e Komandës së Përgjithshme në Teheran. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për vdekjen e tij.

Komandantë, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë; 5
(Gholam Ali Rashid, Komandant i lartë i IRGC)

Mohammad Bagheri- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, figura më e lartë ushtarake në vend pas liderit suprem, është vrarë në një nga sulmet ajrore izraelite mbi objektivat qendrore në Teheran.

Vdekja e tij është konfirmuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars dhe raportohet nga Reuters, AFP dhe Times of Israel. Bagheri kishte rol kyç në komandimin e forcave të armatosura dhe mbikëqyrjen e programit bërthamor dhe balistik të Iranit.

 

Lini një Përgjigje