
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me Fox News se ai ishte në dijeni paraprakisht për planet e Izraelit për të sulmuar Iranin, por përsëriti se SHBA-të nuk ishin të përfshira.
Trump theksoi se Uashingtoni kishte njoftuar të paktën një aleat kyç në Lindjen e Mesme se sulmi do të ndodhte. Presidenti amerikan deklaroi se SHBA-të janë gati të mbrojnë veten dhe Izraelin në rast të një hakmarrjeje nga Irani.
“Unë gjithmonë shpresoj për negociata. Irani nuk mund ta ketë armën bërthamore”, tha Trump.
Lini një Përgjigje