Një trajner personal italian ka folur për tronditjen e tij pasi mësoi se klienti i tij për dy vjet ishte zgjedhur për të udhëhequr 1.4 miliardë katolikët e botës si Papë.
“Këtu në palestër, askush nuk e dinte që Roberti, tani Leo XIV, ishte një kardinal, aq më pak unë që e stërvita”, tha Valerio Masella, 26 vjeç, për gazetën italiane Il Messaggero.
Papa, atëherë kardinali Robert Prevost, stërvitej rregullisht në palestrën pranë Vatikanit, raportoi Il Messaggero, duke u stërvitur shpesh disa herë në javë.
Masella kishte dyshuar se Roberti i cili ishte i rezervuar, ishte profesor ose akademik. Kleriku sigurisht që nuk shfaqej në asnjë seancë i veshur me rrobën e tij të kardinalit, shpjegoi trajneri.
Ai vinte me rroba joformale. Megjithatë, ishte gjithmonë i sjellshëm, kurrë nervoz apo i irrituar. Një person vërtet i qetë dhe i ekuilibruar.
Duke e parë në televizor, kur doli në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit si Papa Leo XIV, e njoha menjëherë. Nuk mund ta besoja.
Në thelb, unë stërvita Papën e ardhshëm. Është e pabesueshme, por për mua, ai ishte një klient si çdo tjetër dhe sillej si të gjithë klientët e kësaj palestre.
Për një burrë të moshës së tij, gjendja fizike është e jashtëzakonshme.
Tipike për dikë që nuk ka pushuar kurrë së marri me sport, me një raport të shkëlqyer të masës muskulore, masës kockore dhe masës dhjamore.
Presidenti dhe themeluesi i palestrës, Alessandro Tamburlani shtoi se stili i shëndetshëm i jetesës së Papa Leos jep një shembull të mirë për të gjithë dhe vlerësoi aftësinë e tij për të kombinuar spiritualitetin dhe stërvitjen sportive.
Lini një Përgjigje