
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar që Uashingtoni të qëndrojë larg asaj që po ndodh në Siri.
Përmes një postimi në faqen e tij të rrjeteve sociale “Truth Social”, Trump ka shkruar se opozita ka qenë në gjendje të bëjë përparimet e saj të fundit, sepse Rusia është “aq e lidhur në Ukrainë” dhe “është e paaftë të ndalojë këtë marshim të mirëfilltë përmes Sirisë, një vend që e kanë mbrojtur prej vitesh”.
Trump kritikoi paraardhësi i tij Barack Obama për tërheqjen nga “vijat e kuqe” që ai i vendosi Asadit gjatë konfliktit dhe për lejimin e Rusisë për të ndërhyrë.
“Nuk ka pasur kurrë përfitime në Siri për Rusinë, përveçse ta bënte Obamën të dukej vërtet budalla. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asnjë lidhje me të. Kjo nuk është lufta jonë. Lëreni të luhet. Mos u përfshini!”
Lini një Përgjigje