TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Dhjetor 2024, 14:09

Shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, Presidenti i Koresë së Jugut i 'mbijeton' shkarkimit

Shkruar nga Pamfleti

Shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, Presidenti i Koresë

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol i ka 'mbijetuar' shkarkimit nga posti, pasi një votim kundër tij u bojkotua nga ligjvënësit e partisë në pushtet.

Koreja e Jugut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake pak ditë më parë dhe tërhoqi trupat nga rrethimi i godinës së parlamentit vetëm pak orë më vonë pasi vendi u çua në protesta të dhunshme kundër qeverisë dhe të gjithë kërkonin shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol.

Parlamenti u mblodh sot për të votuar shkarkimin e tij nga detyra ndërsa këto zgjedhje u bojkotuan nga qeveria duke u larguar nga salla përpara se votimi të niste. Ndërsa në sallë mbetëm vetëm 2 ligjvënës, një deputet i qeverisë u rikthye dhe votoi kundër shkarkimit të presidentit.

Nga jashtë salle dëgjoheshin të bërtiturat e opozitarëve që i drejtoheshin kolegëve të mazhorancës: “Shkoni brenda frikacakë”.

Nëse ky televotim quhet i mbyllur për ditën e sotme, atëherë data e radhës për të votuar mbi shkarkimin e Yoon është data 11 dhjetor.

Ligjvënësi që u kthye, Kim Sang-wook, përshkroi gjendjen e tij të vështirë, duke u thënë gazetarëve në Asamblenë Kombëtare se ai beson se konservatorizmi që "mbron Republikën e lirë të Koresë" duhet të ruhet.

Ndërsa më tej Kim Sang-wook thotë se e kishte dëgjuar deklaratën e presidentit kur kërkoi falje, duke shtuar se do t'i besonte partisë që të përgjigjej.

“Dua të besoj në fjalët e tij”, tha Kim.

Lini një Përgjigje