TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Dhjetor 2024, 12:30

Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë, dyshohet për 20 viktima; nxirren nga rrënojat 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në

Një shpërthim ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë.

Shpërthimi shkaktoi shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15.

Banorët e lagjes Mariahoeve në Hagë thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe para agimit. Një grua tha për mediat lokale se mendonte se kishte pasur një tërmet.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të rreth 20 personave që mendohet se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit. 4 të tjerë raportohet se janë nxjerrë nga rrënojat deri më tani.

"Rreth orës 06:15 të mëngjesit është shembur pjesërisht një objekt trekatësh dhe ka rënë zjarr. Deri më tani katër të plagosur janë dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e Brigadës së Zjarrfikësve.

Aktualisht nuk ka të dhëna të qarta për shkakun e shpërthimit. Megjithatë, policia tha se ata ishin në kërkim të një makine të parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Stacionet televizive lokale intervistuan një fqinj i cili raportoi se kishte dëgjuar një fëmijë duke bërtitur për ndihmë ndërsa ndërtesa digjej.

Kryeministri holandez, Dick Schoof, tha se ishte i tronditur nga imazhet e tmerrshme: “Mendimet e mia janë te të plagosurit, për të gjithë njerëzit e tjerë të përfshirë dhe për shërbimet e urgjencës që po punojnë në vend”.

Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në

Lini një Përgjigje