TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Gusht 2023, 16:25

'Kërcënimet' me sanksione të BE-së “mërzisin” Vuçiçin, presidenti serb hidhet sërish në “krahët” e Putinit

Shkruar nga Pamfleti

'Kërcënimet' me sanksione të BE-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste televizive se po planifikon të vizitojë Kinën në tetor, ku mund edhe të ketë edhe një takim me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai tha se nuk mund të japë detaje se çfarë mund të ndodhë atje, por shtoi se vizita e tij e planifikuar për në tetor do të jetë e një rëndësie të veçantë.

"Në fund të këtij viti, pres të kem biseda serioze dhe të rëndësishme me partnerët tanë të cilët janë shumë të rëndësishëm. Do të kem një vizitë të rëndësishme në Kinë në muajin tetor. Se çfarë do të ndodhë atje është një pyetje e madhe”, tha Vuçiç në një transmetim televiziv Happy.

Një deklaratë e tillë vjen vetëm pak ditë pasi BE kërcënoi Serbinë se do të vendoste sanksione ndaj saj nëse nuk ndërmerrte hapat e duhur për shtensionimin e situatës me Kosovën. Kjo ka bërë që Vuçiç t’i kthehet lojë së vjetër me dy porta, duke kthyer sytë nga Putini sa herë që BE e detyron atë të bëjë diçka.

Gjithashtu presidenti i Republika Srpska (një nga entitetet e Bosnjës dhe Hercegovinës) Milorad Dodikai tha ditën e djeshme se ai gjithashtu pret të vizitojë Kinën dhe të takohet me Putin këtë vjeshtë.

vuçiç be sanksionet

Lini një Përgjigje