TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Gusht 2023, 15:37

U përshtat për të strehuar emigrantët, anija “burg” në Britani infektohet nga bakteri i rrezikshëm

Shkruar nga Pamfleti

U përshtat për të strehuar emigrantët, anija

Britania prezantoi disa muaj më parë anijen që do të shërbente për të strehuar azilkërkuesit mes tyre edhe shqiptarë.

Anija, Bibby Stockholm u raportua se mund të strehonte gati 500 emigrantë me një çmim shumë më pak se hotelet, deklaroi në atë kohë ministria e Brendshme britanike.

Por tashmë është ngritur shqetësimi lidhur me një bakter që ka rezultuar në këtë anije.

Sipas mediave britanike azilkërkuesit po zhvendosen nga anija burg “Bibby Stockholm” në Dorset të Anglisë, pasi bakteri i njohur si Legionella u gjet në ujë.

Të gjithë ata që janë në bord ka të ngjarë të dërgohen në strehim të ri, si masë paraprake. Autoritetet britanike kishin vendosur të mbyllin në këtë anije të marrë me qira qindra azilkërkues që kanë hyrë ilegalisht në ishull dhe që janë në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre.

Në anijen lundruese ku thuhet se ka dhe azil kërkues shqiptare ofrohen kushte bazike jetese, shërbim shëndetësor dhe ambiente për ushqimin.

Theksohet se ajo ruhet me roje sigurie, 24 orë në ditë. Kjo masë e kritikuar fort u ndërmorr nga qeveria britanike në përpjekje për të ndaluar numrin e azilkërkuesve në vend.

Lini një Përgjigje