Të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar mbrëmjen e së enjtes gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti në Romë.
Këngëtari prezantoi albumin e ri ‘Utopia’ në Itali të hënën dhe dje mbajti shfaqjen e vetme në Romë para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër.
Fillimisht, ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua përfundimisht .
Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël 1.3 ballë Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti.
Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West.
Banorë në Romën qendrore dhe jugore vunë re se "e gjithë shtëpia po dridhet", një tjetër shkroi: "Unë jetoj në San Giovanni, kati i fundit. Shtrati dhe llambadari u drodhën, qartë."
Me heshtje nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), gishti i fajit u drejtua shpejt nga Travis Scott i cili performoi para rreth 60,000 njerëzve, me reperin Kanye West duke bërë një paraqitje surprizë.
Koncerti i Travis Scott erdhi dy ditë pasi Imagine Dragons performuan në Circus Maximus dhe një muaj pasi Guns N' Roses luajtën në vendin e lakmuar të Romës.
Entrada épica do Kanye West de surpresa na performance de UTOPIA do Travis Scott agora em Roma.
— Rap World (@rapworldbr) August 7, 2023
Kanye está voltando, isso mesmo!pic.twitter.com/7KGHeh5lVQ
Lini një Përgjigje