TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2026, 22:17

Kasaforta të boshatisura dhe kaos total, dalin pamjet nga brenda bankës së grabitur në Napoli (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Kasaforta të boshatisura dhe kaos total, dalin pamjet nga brenda
Pamje nga brenda bankës

Nga pengmarrja te arratisja: pamjet zbulojnë çfarë ndodhi brenda bankës në Napoli...

Janë publikuar pamjet nga brenda bankës në Napoli, e cila u grabit në mes të ditës nga persona të armatosur, duke mbajtur peng 25 persona për disa orë.

Fotot e publikuara nga gazetari italian Giusepppe Crimaldi, tregojnë qartë dëmet e shkaktuara nga grabitësit, me kasaforta të hapura, dollapë të shpërndarë në dysheme dhe ambiente të shkatërruara. Në disa prej tyre dallohen edhe gjurmë këmbësh në dysheme, që dyshohet se i përkasin autorëve gjatë lëvizjes brenda bankës.

Sipas mediave lokale, grabitësit arritën të boshatisin një pjesë të kasafortave, ndërsa përmbysën dhe dëmtuan sistemin e depozitimit të sendeve me vlerë, duke krijuar kaos të plotë në ambientet e brendshme.

Kasaforta të boshatisura dhe kaos total, dalin pamjet nga brenda

Ngjarja ndodhi të enjten, kur disa persona të armatosur hynë në bankë dhe morën peng 25 persona. Policia negocioi për rreth dy orë, duke bërë të mundur lirimin e pengjeve pa pasoja.

Në vendngjarje u dërguan edhe forcat speciale të karabinierëve, të cilët ndërhynë me forcë, ndërsa u dëgjuan të shtëna dhe shpërthime granatash shokuese.

Kasaforta të boshatisura dhe kaos total, dalin pamjet nga brenda

Megjithatë, sipas raportimeve, autorët arritën të arratisen përmes një tuneli nëntokësor, duke u zhdukur dyshohet në rrjetin e kanalizimeve.

Pamjet e publikuara hedhin më shumë dritë mbi përmasat e grabitjes, ndërsa policia vijon operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kasaforta të boshatisura dhe kaos total, dalin pamjet nga brenda

Kasaforta të boshatisura dhe kaos total, dalin pamjet nga brenda

napotli kasaforta

Lini një Përgjigje