Në kopertinë shfaqet një “njoftim funerali” për liderin suprem iranian
Revista satirike franceze Charlie Hebdo publikoi një karikaturë të re që paraqet liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, në një skenë satirike mes rrënojave.
Ilustrimi në kopertinën e numrit të fundit është realizuar nga karikaturisti Laurent Sourisseau, i njohur si “Riss”, një nga të mbijetuarit e sulmit terrorist ndaj redaksisë së revistës më 7 janar 2015 në Paris.
Në kopertinë shfaqet një “njoftim funerali” me tekstin “Ali Khamenei, 1939–2026”. Karikatura paraqet një tualet të hapur mbi një grumbull rrënojash, nga ku duken disa elemente që aludojnë për figurën e ajatollahut, përfshirë një turban gri dhe syze.
Ali Khamenei 1939-2026
— Charlie Hebdo (@Charlie_Hebdo_) March 3, 2026
???? Dossier Municipales à Lyon : Lyon, zone tiède
???? Khamenei : il nous manque déjà !
???? Complotisme : les pyramides, aimants à zinzins
En vente mercredi ! pic.twitter.com/v7vsE9EDdV
Stili i ilustrimit ndjek traditën provokuese të revistës, e cila prej dekadash publikon karikatura satirike që komentojnë figurat politike dhe fetare në mbarë botën. Charlie Hebdo, e themeluar në Francë si një javore satirike, njihet për qasjen e saj kritike dhe shpesh polemike ndaj politikës dhe fesë.
Revista ka qenë shpesh në qendër të polemikave ndërkombëtare për karikaturat e saj, veçanërisht ato që trajtojnë figurat fetare dhe udhëheqësit politikë. Në vitin 2015, redaksia e saj u bë objekt i një sulmi terrorist në Paris, ku u vranë 12 persona.
Publikimi i karikaturave të tilla vazhdon të ngjallë reagime të forta në nivel ndërkombëtar, duke ndezur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe respektin ndaj figurave fetare.
Lini një Përgjigje