TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2026, 08:11

Kapja e Maduros, aleati i Putinit: SHBA synon naftën e Venezuelës

Shkruar nga Pamfleti
Kapja e Maduros, aleati i Putinit: SHBA synon naftën e Venezuelës
Dmitry Medvedev dhe Putin

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev ka deklaruar se qëllimi i vërtetë i operacionit amerikan në Venezuelë ka qenë sigurimi i aksesit në naftën dhe lëndët e tjera djegëse fosile të vendit.

Sipas Medvedevit, presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka theksuar vazhdimisht se administrata aktuale amerikane synon të përvetësojë burimet natyrore të vendit. Ai shtoi se ky qëllim, sipas tij, nuk është fshehur as nga vetë Donald Trump, duke nënvizuar se interesat energjetike qëndrojnë në thelb të ndërhyrjes amerikane.

Për muaj të tërë, presidenti venezuelian Nicolas Maduro ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm nga shërbimet sekrete amerikane.

Çdo lëvizje e tij monitorohej në detaje: ku flinte, çfarë hante, çfarë vishte, madje edhe kafshët e tij shtëpiake. Në ekipin e inteligjencës kishte edhe burime brenda vetë qeverisë venezueliane. Ishte përgatitja e heshtur e një operacioni që do të ndryshonte rrënjësisht balancat në Amerikën Latine.

Në fillim të dhjetorit u finalizua plani i koduar “Operation Absolute Resolve”, rezultat i muajve të planifikimit sekret dhe stërvitjeve intensive. Trupat elitare amerikane kishin ndërtuar madje edhe një kopje identike, në përmasa reale, të strehës së sigurt të Maduros në Karakas, për të ushtruar hyrjen në objektiv. Një ndërhyrje ushtarake e përmasave të tilla, sipas zyrtarëve, nuk ishte parë në rajon që nga Lufta e Ftohtë.

Kongresi amerikan nuk u informua paraprakisht, për të ruajtur surprizën absolute. Urdhri për nisjen e misionit erdhi në orën 22:46 me orën e Bregut Lindor të SHBA-së, pak para mesnatës në Karakas. Presidenti Donald Trump e dha dritën jeshile pasi kushtet atmosferike u konsideruan ideale.

“Prisnim momentin e duhur,” deklaroi vetë Trump. Operacioni u zhvillua për mbi dy orë, nga ajri, toka dhe deti, me një precizion të paprecedentë.

dmitry medvedev kapja e maduros

Lini një Përgjigje