TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2023, 16:44

Kaos në Kremlin/ Putinit i del situata nga duart, mercenarët e grupit Wagner marrin peng kolonelin e ushtrisë ruse

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në Kremlin/ Putinit i del situata nga duart, mercenarët e grupit

Tensionet mes grupit mercenar ‘Wagner’ dhe ushtrisë ruse kanë arritur në një pikë kritike, ku nuk ka munguar dhe konfrontimi fizik.

Kjo tregohet qartë edhe në një video të bërë publike nga mercenarët e ‘Wagner’, ku shihet se ata kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit. Në videon e shihet koloneli teksa rrëfen fajin e tij. Ai thotë se ka qenë i dehur dhe ka qëlluar ndaj një makine të grupit ‘Wagner’. Kjo ka bërë që mercenarët e Prigozhin të marrin peng kolonelin e njohur.

Sipas medias britanike “Daily Mail” situatë është tensionuar tepër në Kremlin dhe veprime të tilla paralajmërojnë nisjen e një lufte civile në Rusi. Ky veprim gjithashtu vjen pas akuzave të ‘Wagner’ se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre.

Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme. Por suksesi i grupit ‘Wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.

kremlin putin wagner

Lini një Përgjigje