TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Gusht 2025, 14:33

Kaos në aeroportin e Malpensës në Itali, 28-vjeçari i vë flakën një sporteli

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në aeroportin e Malpensës në Itali, 28-vjeçari i

Një burrë 28-vjeçar nga Mali shkaktoi kaos mëngjesin e sotëm në Terminalin 1 të Aeroportit të Malpensas në Milano, ku ai ndezi një zjarr, duke shkaktuar flakë të mëdha pranë Portës 13 dhe duke ngritur alarmin tek pasagjerët.

Burri gjithashtu filloi të thyente sportelet me një çekiç.

Ai u ndalua nga personeli i sigurisë së kompanisë që menaxhon aeroportin.

Ndërkohë, zjarrfikësit ndërhynë dhe evakuuan terminalin si masë paraprake, ndërsa siguronin zonën. Operacionet e aeroportit rifilluan më pas.

Burri akuzohet për dëmtime të rënda. Deri më tani, 28-vjeçari, i cili gëzon mbrojtje plotësuese, nuk kishte pasur kurrë probleme. Një gjyq i shkurtuar është planifikuar tashmë për nesër.

Lini një Përgjigje