TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2025, 18:37

“Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51”, Trump vijon provokimet: Pa subvencionet tona, ata nuk do ekzistonin

Shkruar nga Pamfleti

“Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51”, Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, vijon të provokojë Kanadanë. Sot ai do të ketë një telefonatë të gjatë me kryeministrin Justin Trudeau, por ka vijuar me kërcënimet dhe mesazhet e forta.  

Me anë të një postimi në Instagram, u shpreh se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi kështu do të kishte taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake shumë më të mirë për popullin e Kanadasë.

Paguajmë qindra miliarda dollarë për të subvencionuar Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Nuk na nevojitet asgjë nga ato që kanë ata. Ne kemi energji të pakufizuar, duhet të prodhojmë makinat tona dhe kemi më shumë dru se sa mund të na nevojitet ndonjëherë. Pa këtë subvencion masiv, Kanadaja nuk do të ekzistonte si një vend i qëndrueshëm. E ashpër, por e vërtetë! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të i dashur. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake shumë më të mirë për popullin e Kanadasë – DHE PA TARIFA!", shkruan Donald Trump në Instagram.

Lini një Përgjigje