TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 22:56

“Justifikimet nuk vlejnë”, Meloni reagon për atentatin ndaj Trump: Duhen veprime të qarta, jo fjalë!

Shkruar nga Pamfleti

“Justifikimet nuk vlejnë”, Meloni reagon për atentatin

Giorgia Meloni ka reaguar në platformën “X”, lidhur me atentatin ndaj ish presidentit, Donald Trump këtë të shtunë gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani. Trump mbeti i lënduar në pjesën e sipërme të veshit, teksa i shpëtoi atentatit të një 20-vjeçari që mbeti më pas i vdekur nga forcat e sigurisë.

Përballë dhunës së parë në Pensilvani, duhen fjalë të qarta. Heshtja, gjysëm justifikimet, minimizimet dhe demonizimi nuk janë të justifikueshme dhe krijojnë humusin kulturor që prodhon akte si ai që bota sapo ka dëshmuar”, shkruan kryeministrja italiane Giorgia Meloni në X.

Lini një Përgjigje