
Autori i vrasjes së zyrtares amerikane Melissa Hortman dhe bashkëshortit e saj Mark, i kishte lënë një mesazh mikut të tij para se të kryente aktin e rëndë.
Vance Boelter i kishte thënë David Carlson, me të cilin ndante shtëpinë dhe një miku tjetër se mund të vdiste së shpejti. Carlson u shpreh për mediat se ai e pa autorin e sulmit të premten dhe rreth orës 6 të së shtunës mori një mesazh prej tij.
“Dua vetëm t’ju njoftoj se ju dua të dyve dhe do të doja të mos kishte shkuar kështu. Nuk dua të them asgjë më shumë dhe t’ju implikoj në asnjë mënyrë sepse ju nuk dini asgjë për këtë, por unë ju dua dhe më vjen keq për të gjitha problemet që ka shkaktuar kjo”, thuhej në mesazh.
Shoku i tij Carlson tha se ndihet i tradhtuar nga Boelter dhe shprehu keqardhjen për viktimat.
Boetler, pasi vrau ligjvënësen demokrate dhe bashkëshortin e saj në Minesota, shkoi më pas në shtëpinë e një tjetër Senatori Demokrat të quajtur John Hoffman duke e lënë të plagosur së bashku me bashkëshorten e tij. Hoffman iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet e rëndë.
Sias policisë, autori i ngjarjes 57-vjeçari Vance Boelter ishte parë të shtunën i veshur me një kapelë kauboj me ngjyrë të çelët, një këmishë me mëngë të gjata me jakë të errët dhe një çantë me ngjyrë të errët.
FBI ofroi një shpërblim deri në 50,000 dollarë për informacion që mund të çonte në arrestimin e tij.
Lini një Përgjigje