
Izraeli iu rikthye sot përdorimit të bombave ndezëse dhe fosforit në disa lokacione në Libanin jugor, afër vijës së frontit midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Këtë e ka bërë të ditur agjencia kombëtare libaneze “Nna”, sipas së cilës në orët e fundit janë goditur me fosfor të bardhë lokalitetet Hula, Merkaba, Rabb Thalathin, Hunin dhe Adayse, në sektorin lindor të vijës së demarkacionit mes dy vendeve.
Denoncimi i përdorimit të bombave me fosfor nga Izraeli është ngritur vazhdimisht nga mediat libaneze dhe nga organizatat ndërkombëtare si Amnesty International.
Lini një Përgjigje