
Civilët e Gazës po jetojnë edhe një herë nën breshërinë e vazhdueshme të predhave izraelite pas rifillimit të armiqësive gati një javë më parë.
Ushtria izraelite është shprehur se po synon infrastrukturën e Hamasit në rajon, por autoritet në Gaza pretendojnë të kundërtën.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 350 palestinezë janë vrarë dhe 1900 janë plagosur në 24 orët e fundit.
Gjithsej 17,177 njerëz në rajon kanë vdekur në sulmet ajrore izraelite, me 46,000 të tjerë të plagosur që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, tha ministria.
Ndërkohë izraelitë thonë se një civil ka vdekur në një sulm me raketa nga luftëtarët e Hezbollahut në Liban.
Shërbimi i ambulancës Magden David Adom i tha televizionit izraelit Channel 13 se një burrë 60-vjeçar vdiq në Fassuta, një fshat në Izraelin verior pranë kufirit libanez.
Nga ana tjetër Katari po bënë sërish përpjekje për të arritur një tjetër armëpushim, i cili do të lejonte futjen e ndihmave aq shumë të nevojshme për qytetarët e Gazës.
Lini një Përgjigje