TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Qershor 2024, 20:04

“Izraeli po kryen krime të tmerrshme”, Princi i Kurorës Saudite denoncon luftën në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

“Izraeli po kryen krime të tmerrshme”, Princi i Kurorës

Princi i kurorës saudit Mohammed Bin Salman (MBS) dënoi “krimet e tmerrshme” të Izraelit në Rripin e Gazës, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të zbatojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me Gazën dhe të punojë drejt një armëpushimi.

Kurban Bajrami është mbi ne, me vazhdimin e krimeve të tmerrshme kundër vëllezërve tanë në Rripin e Gazës, dhe ndërsa theksojmë domosdoshmërinë e ndalimit të menjëhershëm të këtij agresioni”, tha në një fjalim të hënën, duke iu referuar  festë vjetore islame. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë “të gjitha masat” për të mbrojtur jetët në Gaza”, shtoi ai.

Princi i kurorës i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të njohë menjëherë një shtet të pavarur të Palestinës bazuar në “kufijtë e 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, i cili tha ai do t’i mundësonte popullit vëlla palestinez të marrë të drejtat e tij legjitime dhe të arrijë paqe të qëndrueshme.

Lini një Përgjigje