TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2023, 15:57

Izraeli ‘kopjon’ Putinin, urdhëron mbylljen e mediave që raportojnë kundër qëndrimeve të qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli ‘kopjon’ Putinin, urdhëron mbylljen e mediave që

Pavarësit se mbështetet nga SHBA dhe pjesa më e madhe e vendeve perëndimore, Izraeli duket se po kopjon metodat e presidentit rus, Vladimir Putin, duke mbyllur mediat që raportojnë kundër qëndrimit të qeverisë.

Sipas rrjetit televiziv arab me bazë në Katar, qeveria izraelite po përgatitet për të mbyllur përkohësisht Al Jazeera dhe media të tjera, raportimi i të cilave sipas tyre “dëmton sigurinë kombëtare” në luftën me milicitë e Gazës.

Al Jazeera njofton se Ministria e Transportit e Izraelit ka hartuar tashmë vendimin për këtë masë emergjente, me miratimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave izraelite të sigurisë.

Gjithçka që mbetet për të ndalur transmetimet e kanalit nga Izraeli është miratimi përfundimtar i qeverisë, i cili pritet në orët e ardhshme, sipas një deklarate ministrore”, raporton Al Jazeera. Në njoftim theksohet se sapo të merret drita jeshile nga kabineti atëherë urdhri do të ketë “efekt” të menjëhershëm.

izraeli mbyll mediat

Lini një Përgjigje