TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2024, 13:26

Izraeli godet Shtabin e Inteligjencës së Hezbollahut, eliminon tre figura të larta të kupolës komanduese

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli godet Shtabin e Inteligjencës së Hezbollahut, eliminon tre

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se avionët e saj kanë goditur selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Liban këtë mëngjes.

"Forcat Ajrore të Izraelit kreu një sulm të bazuar në inteligjencë në një qendër komanduese të selisë së inteligjencës së Hezbollahut dhe një punëtori nëntokësore të armëve në Bejrut," tha IDF.

Nuk është e qartë nëse ky Shtabi i supozuar është dëmtuar apo shkatërruar.

IDF tha se "hapa të shumtë" u ndërmorën për "zbutjen e rrezikut të dëmtimit të civilëve", duke përfshirë lëshimin e paralajmërimeve të avancuara për popullsinë në zonë.

"Për më tepër u godit dhe eliminua terroristin Al-Haj Abbas Salama në zonën e Tebnine, një komandant i lartë në frontin jugor të Hezbollahut.", tha ai.

IDF pretendoi se Salama mbikqyrte luftimet në zonën Bint Jbeil dhe "ekzekutoi shumë sulme terroriste" kundër Izraelit.

Sipas ushtrisë izraelite edhe terroristët Rada Abbas Awada dhe Ahmad Ali Hussein u eliminuan.

Awada ishte një ekspert i lartë i komunikimit të Hezbollahut dhe Hussein shërbeu si kreu i një njësie të prodhimit të armëve që ishte "përgjegjëse për ndërtimin e armatimit strategjik të Hezbollahut, pas trajnimit të thelluar të prodhimit në Iran, sipas izrealitëve.

Nuk ishte e qartë nëse të tre u vranë në sulmin ndaj selisë apo në aksione të ndara , teksa Hezbollah ende nuk ka reguar.

izraeli

Lini një Përgjigje