TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Maj 2026, 18:08

Ishin pjesë e anijes me hantavirus, turistët spanjollë mbërrijnë në spitalin ushtarak në Madrid ku do karantinohen!

Shkruar nga Pamfleti
Ishin pjesë e anijes me hantavirus, turistët spanjollë
Foto ilustruese

Katërmbëdhjetë turistë spanjollë, që ndodheshin në një kroçerë ku u raportuan raste të dyshuara me hantavirus, kanë mbërritur në Madrid dhe janë vendosur në karantinë në një spital ushtarak.

Pasagjerët zbritën nga anija në orët e para të së dielës dhe fillimisht u dërguan në bazën ajrore Torrejón de Ardoz, pranë kryeqytetit spanjoll.

Më pas, autoritetet i transportuan me autobusë drejt Spitalit Ushtarak Gómez Ulla, nën masa të rrepta sigurie. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dy autobusë të bardhë të shoqëruar nga automjete policie gjatë hyrjes në ambientet e spitalit.

Sipas përfaqësuesve të institucionit shëndetësor, turistët do të qëndrojnë në një zonë të posaçme izolimi dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të verifikuar nëse janë infektuar me hantavirus.

Deri tani, autoritetet spanjolle nuk kanë publikuar të dhëna të plota mbi numrin e përgjithshëm të rasteve të dyshuara në kroçerë.

hantavirus anija turistet

Lini një Përgjigje