TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Maj 2025, 10:08

“Ishin në lule të rinisë”/ Atentati në në Washington, dy viktimat izraelite do të fejoheshin javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti
“Ishin në lule të rinisë”/ Atentati në  në
Dy viktimat e atentatit në Washington

Ambasada e Izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikoi foton e dy punonjësve të saj, Yaron dhe Sarah, që mbetën viktimë e një sulmi me armë në Washington.

“Ishin në lule të rinisë”, thuhej në reagimin e ambasadës e cila shtoi se “një terrorist i qëlloi dhe i vrau teksa dilnin nga një event” në muzeun hebraik në kryeqytetin amerikan.

Autoritetet amerikane arrestuan një 30-vjeçar nga Chicago në lidhje me ngjarjen. Në momentin që u kap, Elias Rodriguez u filmua duke thërritur: Liri, liri për Palestinën.

Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter tha se dy viktimat do të fejoheshin së shpejti.

“Ai bleu unazën këtë javë për t’i propozuar të dashurës javën e ardhshme në Jerusalem. Ishin çift i bukur”, tha ai.

Pas vrasjes kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu udhëzoi misionet jashtë vendit që të shtojnë masat e sigurisë.

 

dy viktimat e atentatit në washington

Lini një Përgjigje