TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Dhjetor 2023, 21:30

Vuçiç mashtron BE-në, Putin po rrëmben Ballkanin nëpërmjet mafias

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç mashtron BE-në, Putin po rrëmben Ballkanin
Vuçiç dhe Putin

Aleksandar Vuçiç konsiderohet si autokrati i plotfuqishëm i Ballkanit që lavdëron gjakderdhësit si Vladimir Putin  dhe diktatorë brutalë si Xi Jinping i Kinës, teksa Berlini dhe Brukseli po mendojnë seriozisht ta sjellin atë në BE.

Sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç thirri 6.8 milionë serbët e tij në kutitë e votimit. Vuçiç ka shpallur zgjedhjet parlamentare dy vjet pasi i fitoi ato! Një lëvizje kjo tipike për njeriun e dobët (1.99 cm), i cili tashmë ka shërbyer si ministër nën kasapin e kombeve dhe kriminelin e luftës Slobodan Milloshević dhe konsiderohet si guvernator i Rusisë në Ballkan.

Në intervistën për BILD, ish-ministri i Ekonomisë nën udhëheqjen e Vuçiç, Rade Basta paralajmëroi në mënyrë eksplicite BE për Vuçiçin. Gjermania dhe BE-ja duhet të jenë të sinqertë dhe të pranojnë se edhe Moska është ulur në tryezën e bisedimeve me Vuçiçin, thekson ish ministri.

Sipas tij Vuçiç po mashtron BE-në, teksa udhëheqja ruse dhe mafia e saj e kanë Ballkanin nën kontroll. Basta paralajmëroi mbi atë që quhet si ndikimi rus në Ballkan, e veçanërisht në Serbi.

Gjermania dhe BE-ja duhet të jenë të sinqertë dhe të pranojnë se edhe Moska është ulur në tryezën e bisedimeve me Vuçiçin. Ai po mashtron BE-në. Udhëheqja ruse dhe mafia e saj e kanë Ballkanin nën kontroll, po rrezikojnë stabilitetin në fuçinë e barutit të Ballkanit dhe synojnë në mënyrë eksplicite të destabilizojnë Bashkimin Evropian”, tha ai.

Ndërsa fliste për integrimin e Serbisë në BE, Basta thotë se në Beograd nuk ka vullnet.

Thjesht nuk ka vullnet në Beograd për të ecur në përputhje me politikat dhe standardet evropiane kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. As afër. Brukseli dhe Berlini më në fund duhet ta pyesin veten seriozisht me kë kanë negociuar në Beograd prej vitesh, kryesisht pa rezultate. Aleksandër Vuçiç dhe mbi të gjitha, njerëzit përreth tij po shikojnë nga Moska.

Në fund të fundit, për ne në Serbi, por edhe për fqinjët tanë në Ballkan, gjithçka varet nga ajo që Berlini dhe Brukseli duan dhe janë të përgatitur të zbatojnë. Dëshironi një Ballkan demokratik apo dëshironi të vazhdoni të shikoni të gjithë rajonin të degjenerohet në një koloni mafioze ruse. Për momentin, politika e tyre e verbër në Ballkan po siguron që Moska po fiton. Njerëzit e Moskës po veprojnë në Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

BE duhet të marrë në konsideratë pranimin e shpejtë të Ballkanit në BE për të kundërshtuar ndikimin keqdashës të Rusisë. Gjermania në veçanti, si fuqia më e fortë në BE, duhet ta ketë pranuar prej kohësh se ka të bëjë me një forcë mafioze nga Moska”, thotë ai.

Për ish ministrin Beogradi është një fole kontrabandistësh.

Serbia është një nga pikat më të rëndësishme të transportit të mallrave kontrabandë drejt Rusisë. Nën sytë dhe me dijeninë e autoriteteve, komponentët për industrinë ruse të armëve sillen gjithashtu në Serbi nga Evropa Perëndimore dhe më pas rideklarohen dhe dërgohen në Rusi duke anashkaluar sanksionet", tha ai.

Sipas Bastës, pa një politikë vërtet të ashpër dhe të qëndrueshme nga Brukseli dhe veçanërisht Berlini, Serbia dhe bashkë me të pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor do të humbasin për Evropën për Putinin dhe pasardhësit e tij nga mafia dhe politika ballkanike./ Marrë me shkurtime nga Bild

vuçiç dhe putin ballkani

Lini një Përgjigje