TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shtator 2025, 20:34

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë tubimit, përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë tubimit, përfundon në
Ish-kryeministri populist çek, Andrej Babis

Ish-kryeministri populist çek, Andrej Babis, u shtrua në spital të hënën pasi u sulmua nga një burrë me një bastun gjatë një tubimi para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.

Ende nuk është e qartë nëse ai është lënduar.

Kryeministri çek, Petr Fiala, dhe ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, e dënuan sulmin, duke e quajtur atë të papranueshëm.

Lëvizja ANO aktualisht në opozitë, por ka gjasa të mira të fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 dhe 4 tetor, sipas sondazheve.

Babis, që u zgjodh kryeministër më 2017, humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ai gjithashtu garoi për postin, kryesisht ceremonial, të presidentit në janar 2023, por humbi ndaj Petr Pavelit, një gjeneral në pension./REL 

 

 

.

ish-kryeministri populist çek andrej babis

Lini një Përgjigje