Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjithashtu: “Kemi ushtrinë më të madhe në botë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri sot deklarata të reja lidhur me Iranin.
“E shihni çfarë bëmë në Iran. Irani mezi pret të arrijë një marrëveshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por ne i goditëm fort”, deklaroi presidenti amerikan. Në vijim ai shtoi “dhe nuk kishim zgjidhje tjetër, sepse Irani nuk mund të zotërojë armë bërthamore. Nuk mund ta ketë atë”.
Presidenti i SHBA-së komentoi gjithashtu: “kemi ushtrinë më të madhe në botë”, duke iu referuar sulmeve në Venezuelë dhe Iran.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, duke komentuar vizitën e gjeneralit më të lartë pakistanez në Teheran, deklaroi sot: “megjithëse këto shkëmbime po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ato janë vazhdim i të njëjtit proces diplomatik. Nuk mund të themi me siguri se kemi arritur në një pikë ku marrëveshja është afër.”
Nuk e di kur do mbaroje dekada e loloizmit.