Shtëpia e Bardhë raportohet se e detyroi të japë dorëheqjen, ndërsa ajo ishte lënë në hije në administratën Trump...
Tulsi Gabbard do të largohet nga posti i drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së (DNI), pas një periudhe të tensionuar në administratën e Donald Trump, ku raportet sugjerojnë se ajo ishte margjinalizuar në vendimmarrje, veçanërisht lidhur me politikat ndaj Iranit dhe Venezuelës.
Në një letër drejtuar presidentit amerikan, Gabbard njoftoi se dorëheqja e saj do të hyjë në fuqi më 30 qershor.
“Ndërsa kemi bërë përparim të rëndësishëm ... e kuptoj se mbetet ende punë e rëndësishme për t’u bërë,” shkroi ajo.
Reuters raportoi, duke cituar një burim të njohur me zhvillimet, se Shtëpia e Bardhë e detyroi Gabbard të largohej nga posti. Ndërkohë, Fox News raportoi fillimisht se arsyeja kryesore e largimit lidhej me gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj, i cili është diagnostikuar me një formë shumë të rrallë të kancerit të kockave.
Sipas mediave amerikane, Trump kishte diskutuar muajin e kaluar me anëtarë të kabinetit mundësinë e zëvendësimit të Gabbard. Dy burime të informuara mbi bisedimet thanë se presidenti kishte shprehur pakënaqësi ndaj saj, në një kohë kur administrata po përballej me tensione mbi vlerësimet e inteligjencës për Iranin.
Lini një Përgjigje