Bllokada detare amerikane dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga Izraeli janë prova të qarta të dështimit të SHBA-së për të respektuar armëpushimin, paralajmëroi Mohammad Bayer Ghalibaf.
Kreu i ekipit negociator iranian në bisedimet me Uashingtonin dhe kryetar i rizgjedhur i parlamentit iranian, në një postim në X ka akuzuar drejtpërdrejt SHBA-në për minimin e procesit të daljes nga kriza.
"Çdo zgjedhje ka çmimin e vet dhe fatura vjen në fund. Gjithçka do të zgjidhet", shkroi zyrtari iranian me një ton kërcënues.
Netanyahu urdhëroi shpërthime në Bejrut
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se i kishte urdhëruar ushtrisë të godiste objektiva në periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut , ndërsa Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Libanin jugor .
"Për shkak të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit në Liban nga organizata terroriste Hezbollah dhe sulmeve kundër qyteteve dhe qytetarëve tanë, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan ushtrinë izraelite të godiste objektiva terroriste" në periferitë jugore të Bejrutit, thuhet në deklaratë.
Teherani përsëriti të hënën se një armëpushim në Liban, ku ushtria izraelite po rrit sulmet e saj ndaj Hezbollahut, aleat i Iranit, është një parakusht për çdo marrëveshje me Uashingtonin për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
"Ne këmbëngulim që një armëpushim në Liban është një kusht themelor për çdo marrëveshje që synon t'i japë fund luftës" me Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, në një konferencë shtypi në kryeqytetin iranian.
Teherani akuzon Uashingtonin për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit
Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi Shtetet e Bashkuara të hënën se vazhdojnë të shkelin armëpushimin e brishtë midis dy vendeve ndërluftuese, pasi sulmet ajrore amerikane në territorin iranian shkaktuan hakmarrje ushtarake iraniane.
"SHBA-të po shkelin armëpushimin, ashtu siç bënë edhe këtë mëngjes", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, në një konferencë për shtyp në kryeqytetin iranian, duke denoncuar gjithashtu shkeljen e armëpushimit në Liban nga Izraeli.
"Ne nuk do të hezitojmë të marrim të gjitha masat që i konsiderojmë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Iranit", tha zyrtari iranian.
Ai theksoi se një vonesë në procesin diplomatik për t'i dhënë fund luftës SHBA-Iran mund të shpjegohet me mungesën e besimit, qëndrimet kontradiktore të Uashingtonit dhe sulmet e Izraelit ndaj Libanit.
"Negociatat filluan mes dyshimeve dhe mosbesimit të fortë, dhe shkëmbimi i mesazheve po zhvillohet në këtë klimë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.
"Pala tjetër po ndryshon vazhdimisht pikëpamjet e saj dhe po paraqet kërkesa të reja ose kontradiktore (...) është e natyrshme që kjo situatë do t'i zgjasë negociatat", tha ai.
Ai sqaroi se pala iraniane nuk po diskuton programin bërthamor të Iranit me SHBA-në në këtë fazë.
Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e Teheranit se një armëpushim në Liban, ku ushtria izraelite po intensifikon sulmet e saj ndaj Hezbollahut, një aleat iranian, është një parakusht për çdo marrëveshje me Uashingtonin për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
"Ne këmbëngulim që një armëpushim në Liban është një kusht themelor për çdo marrëveshje që synon t'i japë fund luftës" me Shtetet e Bashkuara, tha Baghai.
Lini një Përgjigje