TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2026, 17:11

“Irani duhet të mbajë përgjegjësi”, Emiratet kërkojnë kompensim për dëmet nga sulmet

Shkruar nga Pamfleti

“Irani duhet të mbajë përgjegjësi”, Emiratet

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe ka kërkuar që Irani të paguajë kompensim për dëmet e shkaktuara ndaj vendeve të Gjirit, duke e cilësuar sjelljen e Teheranit si agresive dhe të paramenduar.

Reagimi vjen në një moment kur vetë Irani ka kërkuar dëmshpërblim nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli për dëmet e shkaktuara nga konflikti në vazhdim, i cili ka hyrë në ditën e 30-të.

Në një deklaratë publike në platformën X, këshilltari i presidentit të EBA-së, Anwar Gargesh, theksoi se çdo marrëveshje politike duhet të adresojë drejtpërdrejt veprimet e Iranit ndaj rajonit.

“Çdo zgjidhje politike që adreson agresionin e Iranit kundër shteteve arabe të Gjirit duhet të përfshijë garanci të qarta për të parandaluar sulme të ardhshme, të sanksionojë parimin e mos-agresionit dhe të përfshijë kompensimin iranian për shënjestrimin e popullatave civile dhe infrastrukturës jetësore civile”, shkroi Gargesh.

Ai shtoi gjithashtu se, Irani ka mashtruar fqinjët para nisjes së konfliktit dhe ka vepruar me qëllim të paramenduar. Sipas Gargesh, Teherani përfaqëson tashmë “kërcënimin kryesor për sigurinë e vendeve arabe të Gjirit”.

Lini një Përgjigje