TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2023, 16:06

Integrimi në BE, ministri i Jashtëm italian: Ballkani nuk mund të presë më gjatë, Evropa duhet të reagojë sa më shpejtë

Shkruar nga Pamfleti

Integrimi në BE, ministri i Jashtëm italian: Ballkani nuk mund të

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka deklaruar se Ballkani nuk mund të vazhdojë të presë gjatë për anëtarësimin në BE, duke shtuar se Italia do të jetë zëdhënësja e kërkesave të tyre për t’u integruar në BE.

Ai tha gjithashtu se BE duhet të lëviz sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë Ballkanin pjesë të saj ose për ndryshe e ardhmja e Evropës do të vihet në rrezik.

Kërkesës së fortë, e cila vjen nga Ballkani Perëndimor, Europa duhet t’i përgjigjet pa vonesë. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të vazhdojmë dialogun e nisur në takimin ministror në Romë më 3 prill me një takim të ri që do të mbahet deri në fund të vitit, për të përcaktuar sesi po ecën bashkëpunimi ynë. Italia dëshiron të luajë një rol udhëheqës dhe është e gatshme t’i bashkohet lojës, sepse e ardhmja e vendit tonë dhe e Evropës është në rrezik. Ballkani duhet të presë asnjë çast më shumë”, ka shkruar Tajani.

Gjithashtu ai thekson se ajo që kërkojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është siguria e procesit, afatet dhe mbi të gjitha rezultati përfundimtar.

integrimi be ballkani evropa

Lini një Përgjigje