TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shtator 2023, 14:21

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Borrell: Jemi duke u përgatitur për valën e ardhshme!

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Borrell: Jemi duke u
Josep Borrel

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel u shpreh sot se janë duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit.

Ndër të tjera Borrell ka dhënë detaje edhe për takimin në Nju Jork me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, me rastin e sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Borrell i quajti ata anëtarë të ardhshëm të BE-së, teksa tha se janë duke u përgatitur për valën e re të zgjerimit.

“Takim tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Ne diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, ka shkruar Borrell.

josep borrel

Lini një Përgjigje