Zyrtarët e rangut të lartë rusë lejohen të largohen nga vendi vetëm me lejen e kryeministrit Mikhail Mishustin, raporton një think-tank me qendër në SHBA.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), Mishustin ka kufizuar udhëtimet ndërkombëtare për biznesin zyrtar, raporton Sky News.
Megjithatë, gazeta raportoi se punonjësit e administratës së Vladimir Putin nuk i nënshtrohen të njëjtave kufizime.
ISW ka raportuar më parë se shërbimet ruse të sigurisë mendohej se po konfiskonin pasaportat e zyrtarëve rusë, ish-zyrtarëve dhe drejtuesve të kompanive shtetërore, në mënyrë që t’i pengonin ata të fluturonin jashtë Rusisë.
Instituti për Studimin e Luftës tha se blogerët ushtarakë rusë janë “përgjigjur me ankth” ndaj dokumenteve të zbuluara, të cilat ofrojnë një pamje të pjesshme të luftës dhe vlerësime për aftësinë ushtarake të Ukrainës.
Në front, forcat ruse përdorën raketat tokë ajër, raketahedhës dhe dronët e armatosur për të bombarduar provincat e Ukrainës që nuk i kontrollojnë plotësisht, duke shkaktuar viktima, dëme në ndërtesa dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Ushtria ukrainase tha se forcat ruse kryen 18 sulme ajrore, pesë sulme me raketa dhe 53 sulme nga raketahedhës të shumëfishtë.
Për herë të parë në gjashtë muaj, Ukraina do të rifillojë eksportin e energjisë elektrike, ndërsa infrastruktura e saj rimëkëmbet pas muajve të tërë sulmesh të përsëritura ruse.
Rifillimi i eksportit tregon se fushata e Rusisë për të “degraduar rëndë” sistemin energjetik të Ukrainës gjatë dimrit dështoi.
Kujtojmë se që me nisjen e luftës në Ukrainë, në 24 shkurt të vitit të kaluar, Rusia është izoluar së tepërmi në arenën ndërkombëtare, si pasojë edhe e sanksioneve të Perëndimit.
Lini një Përgjigje