TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2023, 20:33

"New York Times": Uashingtoni spiunon aleatët, publikohen dokumentet sekrete

Shkruar nga Pamfleti

"New York Times": Uashingtoni spiunon aleatët, publikohen

Gazeta amerikane New York Times raporton se një rrjedhja e dytë e dokumenteve tepër sekrete amerikane janë bërë publike në mediat sociale.

Sipas shkrimit, raporti ka zbuluar se inteligjenca amerikane spiunon aleatët e saj. 

Dokumentat, në disa raste të klasifikuara aq sa nuk mund të ndahen as me aleatët më të afërt, kanë të bëjnë jo vetëm me planet për Ukrainën, por edhe me dosje të tjera delikate në qendër të sigurisë së SHBA-së: Kinën, Indo-Paqësorin, Lindjen e Mesme (veçanërisht Izraeli dhe liderët e Mosadit) dhe terrorizmin.

Sipas gazetës New York Times, faqet e publikuara në internet diskutojnë gjithashtu debatin në Korenë e Jugut në lidhje me mundësinë e furnizimit me municion artilerie për përdorim në Ukrainë, një vendim që do të kishte shkelur politikën e Seulit për dhënien e ndihmës vdekjeprurëse. 

Një pjesë e dokumenteve raporton se zyrtarët koreanë ishin të shqetësuar se presidenti amerikan Biden mund të ushtronte presion mbi qeverinë e Seulit për të ofruar ndihmë.

Një pjesë tjetër e dokumenteve, me origjinë nga CIA, është më e qartë se si Shtetet e Bashkuara mësuan për vendimet e Koresë së Jugut dhe thekson se informacioni erdhi nga "një raport i inteligjencës".

Sipas gazetës, rrjedhja tashmë ka komplikuar marrëdhëniet me aleatët, duke ngritur pikëpyetje për aftësinë amerikane për të mbajtur sekrete, ndërsa zbulimet për spiunimin e aleatëve mund të dëmtojnë lidhjet diplomatike.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se sa thellë kanë arritur shërbimet amerikane të depërtojnë në aparatin rus, duke e lejuar atë të paralajmërojë ukrainasit në kohë për sulmet e ardhshme.

Dokumentet përshkruajnë një ushtri ruse të komprometuar rëndë. 

Materiali, shkruan New York Times, përforcon përshtypjen se Shtetet e Bashkuara "kanë një kuptim më të qartë të operacioneve ushtarake ruse sesa të planeve të Ukrainës".

nyt cia

Lini një Përgjigje