TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Tetor 2025, 20:52

Incident në ajër për Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, avioni devijon fluturimin dhe ulet urgjentisht

Shkruar nga Pamfleti

Incident në ajër për Sekretarin amerikan të Mbrojtjes,

Një incident i pazakontë është shënuar gjatë fluturimit të ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili po kthehej nga Brukseli drejt Shteteve të Bashkuara me një avion qeveritar.

Një orë pas ngritjes, piloti sinjalizoi një problem teknik dhe vendosi të devijojë fluturimin, duke u rikthyer drejt Britanisë së Madhe.

Avioni zbriti menjëherë në një lartësi prej 10.000 këmbësh (rreth 3 kilometra), një veprim që sipas protokolleve të sigurisë ajrore tregon për një problem me presionin në kabinën e pasagjerëve.

Sipas burimeve të para, një nga dritaret e avionit kishte pësuar një çarje, çka detyroi uljen emergjente.

Avioni përfundimisht u ul në bazën ajrore Mildenhall, në veri të Londrës, ku autoritetet morën masat përkatëse për garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe nisjen e hetimeve teknike.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ministri Hegseth ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një Përgjigje