
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth ka paralajmëruar Moskën. Ai tha se SHBA-të dhe Putinit do t’i kushtojë shumë nëse vazhdon sulmet dhe luftën në Ukrainë.
“Nëse na duhet të marrim këto masa, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati t’i ndërmarrë ato. Nëse na duhet të ndërmarrim atë hap, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati të bëjë detyrën e tij në mënyra që vetëm SHBA-të mund t’i bëjnë”, tha Hegseth.
Deklarata e tij u bë gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, aleatit të Kievit, në selinë e NATO-s.
Më herët, edhe presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi Rusinë duke thënë se “Putin nuk po tregohet djalë i mirë, pasi nuk pranon të bisedojë lidhur me paqen në Ukrainën.
Lini një Përgjigje