TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Tetor 2025, 14:50

Kërcënimet nga Rusia, ministrat e vendeve të NATO-s mblidhen në Bruksel 

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënimet nga Rusia, ministrat e vendeve të NATO-s mblidhen
Mark Rutte

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar çështjet më urgjente të sigurisë në kontinentin evropian. Në fokus janë lufta në Ukrainë dhe kërcënimet e reja nga sulmet ajrore me dronë.

Në këtë takim merr pjesë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili bashkë me aleatët ka rikonfirmuar angazhimin për mbrojtjen kolektive dhe mbështetjen për Ukrainën.

“Do të prekim të gjitha çështjet dhe, sigurisht, atë që ndodhi së fundmi, dronët, si të sigurohemi që mund të bëjmë edhe më shumë për të mbrojtur NATO-n edhe kundër këtyre kërcënimeve të reja. Pra, kjo do të jetë një ditë e rëndësishme”, tha Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi se BE dhe NATO kanë role të ndara, por plotësuese. BE-ja siguron ndikim ekonomik dhe burime, ndërsa NATO garanton kapacitetin ushtarak.

“Një nga çështjet që do të diskutojmë është programi i ri, ku Shtetet e Bashkuara po i japin përsëri mbështetje ushtarake Ukrainës, tashmë 2 miliardë dollarë. Shumë vende të tjera do të marrin pjesë. Këto janë gjëra thelbësore për t’u siguruar që popullsia e tyre civile, infrastruktura të jetë sa më e mbrojtur”, tha Rutte.

Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se vetëm një qëndrim i fortë e garanton paqen.

“Nëse ka diçka që kemi mësuar nga Presidenti Trump, është zbatimi aktiv i paqes përmes forcës. Paqen e arrin kur je i fortë, jo kur përdor fjalë të forta ose lëviz gishtin. E arrin kur ke aftësi të forta dhe reale që kundërshtarët i respektojnë”, tha Hegseth.

NATO pritet të vazhdojë diskutimet për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në rajon, në një kohë kur kërcënimet po shtohen ndjeshëm.

mark rutte nato bruksel

Lini një Përgjigje