
Gazetari Sokol Braji, ka komentuar çështjen e armëpushimit dhe përpjekjeve për paqe në Gaza, duke theksuar rolin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në këtë proces.
Sipas Brajit, qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut nuk e do Turqinë dhe se as Hamasi nuk ka simpati për të.
Ai tha se, Erdogan ka dhënë deklarata të forta në mbështetje të palestinezëve dhe se bënë lutje që ky armëpushim të qëndroj gjatë.
“Hamasi nuk kishte rrugë tjetër, përveçse të pranonte marrëveshjen, pavarësisht gjithë atyre fjalimeve të bukura të Erdoganit. Kjo tregon që situata është shumë më komplekse. Gjëja më pozitive e momentit është ndalimi i gjenocidit në Gaza, por as Izraeli dhe as Hamasi nuk po e mbajnë luftën, lufta mbahet nga SHBA-ja. Nuk kemi një paqe të vërtetë në Lindjen e Mesme, as pritshmëri për një të tillë. Pritet vetëm kualifikimi i planit të Izraelit”, u shpreh Braji për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje