TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shtator 2023, 09:00

Tërmeti tragjik në Marok, reagojnë liderët botërorë dhe OKB: Të gatshëm për mbështetje, solidaritet me popullin maroken

Shkruar nga Pamfleti
Tërmeti tragjik në Marok, reagojnë liderët
Pamje nga populli maroken pas tërmetit

Udhëheqësit evropianë dhe ata botërorë kanë reaguar në lidhje me tërmetin tragjik në Marok, teksa kanë shprehur mbështetje dhe kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për viktimat e popullin maroken.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 632 njerëz, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Lajmi për tërmetin ishte i tmerrshëm. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe shpëtimtarët e përfshirë në operacionin e kërkimit. BE është e gatshme të mbështesë Marokun në këto momente të vështira”, theksoi Michel.

Komentet e Michel erdhën nga kryeqyteti indian Nju Delhi ku ai po merr pjesë në samitin e G20.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehu ngushëllimet e saj për viktimat në Marok.

"Unë shpreh solidaritetin për kryeministrin, Aziz Akhannouch, me familjet e viktimave dhe me popullin maroken, duke demonstruar disponueshmërinë e plotë të Italisë për të mbështetur Marokun në këtë ngjarje", tha Meloni.

Tërmeti tragjik në Marok, reagojnë liderët

Franca gjithashtu ka shprehur solidaritetin me popullin maroken pas tërmetit të tmerrshëm që tronditi vendin.

“Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe ne admirojmë punën e shpëtimtarëve që po ndihmojnë pa u lodhur të lënduarit”, shkroi ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna në X, e njohur më parë si Twitter, të shtunën.

Menjëherë pas tërmetit, Ambasada Franceze hapi një qendër krize në vendin e Afrikës së Veriut, ku jetojnë 30,000 qytetarë të saj. Zyrtarët i kanë thënë CNN se deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë franceze.

Nga samiti i G20 në Indi, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka dërguar ngushëllime popullit të Marokut.

“Zemra ime është me popullin maroken përballë tërmetit të tmerrshëm që mori qindra jetë mbrëmë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Ajo tha se mendimet e saj ishin me familjet e viktimave dhe të plagosurve, u uroi shërim të shpejtë dhe vlerësoi shpëtimtarët për “punën e tyre të admirueshme”.

Tërmeti tragjik në Marok, reagojnë liderët

Edhe kryeministri indian Narendra Modi filloi të shtunën fjalimin e tij të hapjes së Grupit 20 (G20) duke shprehur “ngushëllimet e tij të përzemërta për të gjithë të prekurit” nga tërmeti vdekjeprurës i Marokut.

“Është dëshira ime që të gjithë të lënduarit të shërohen shpejt. Në këtë kohë të vështirë, mendimet e mia janë me Marokun dhe ne jemi të përgatitur të ofrojmë çdo ndihmë të mundshme”, tha Modi.

Ai po pret disa liderë botërorë këtë fundjavë në kryeqytetin e Indisë Nju Delhi, ku pritet të diskutohen disa nga çështjet më urgjente ekonomike dhe mjedisore në botë.

Ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar qeverinë marokene pas tërmetit të fortë që goditi vendin.

“Sekretari i Përgjithshëm ishte thellësisht i pikëlluar kur mësoi për tërmetin që goditi sot Marokun, i cili mori shumë jetë njerëzish”, tha në një deklaratë Stéphane Dujarric, zëdhënës i shefit të OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm shpreh solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin e Marokut në këto kohë të vështira. Ai u drejton ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet më tej në deklaratë.

Epiqendra e tërmetit ishte në malet e Atlasit të Lartë të vendosur rreth 72 kilometra në jugperëndim të Marrakech, një qytet me rreth 840,000 banorë dhe një destinacion popullor turistik. Ndërkohë ka shkuar në 632 ndërsa 329 persona janë plagosur, shkruan agjencia e lajmeve Reuters

marok termet tragjik okb lidere boterore

Lini një Përgjigje