
Polici që u plagosur rëndë në një sulm me thikë, gjatë një mitingu politik në qytetin gjerman, pas dy ditësh luftime në spital, ka vdekur.
Polici 29 vjeç, Reuven L. ka qenë një nga gjashtë personat që janë plagosur nga sulmuesi, i cili është ndaluar në vendin e ngjarjes. Ai u godit disa herë me thikë në kokë. Sipas informacioneve, thika e agresorit 25-vjeçarit afgan ka depërtuar në kafkën e policit fatkeq, duke dëmtuar një venë në tru.
Pavarësisht se i është nënshtruar një operacioni urgjent, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur pasditen e së dielës.
“Reuven ka qenë gjithmonë i pranishëm aty ku ka pasur një krizë në vitet e fundit. Ai gjithmonë jepte më të mirën. Nuk e besojmë dot se e kemi humbur”, thanë kolegët e policit 29-vjeçar.
“Ky lajm më ka tronditur deri në palcë”, tha lideri i landit Baden-Vyrtemberg, ku ndodhet qyteti Manhajm.
“Sulmi tregon rrezikun shpesh të pallogaritshëm, me të cilin përballen oficerët e policisë çdo ditë”, shtoi ai.
Sulmuesi, që besohet të jetë një afgan 25-vjeçar, i cili ka arritur në Gjermani në vitin 2014, është qëlluar dhe plagosur nga policia gjatë agresionit në vendngjarje. Sipas policisë, motivi i tij mbetet i paqartë.
Lini një Përgjigje