TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2026, 17:54

I publikuan foto me të brendshme, reagon Meloni: Fenomen i rrezikshëm, por e pranoj që më kanë përmirësuar!

Shkruar nga Pamfleti
I publikuan foto me të brendshme, reagon Meloni: Fenomen i
Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar lidhur me disa fotografitë rreme të saj që po qarkullojnë në rrjet , të krijuara me inteligjencë artificiale, ku ajo shfaqet në mënyrë të manipuluar.

Meloni tha se këto imazhe po qarkullojnë si pjesë e sulmeve nga kundërshtarë politikë dhe i cilësoi si të pavërteta.

Ajo theksoi se “deepfake”-t janë një fenomen i rrezikshëm, pasi mund të mashtrojnë dhe të dëmtojnë këdo, duke u përdorur për manipulim dhe dezinformim.

“Këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia të rreme, të krijuara me inteligjencë artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë kundërshtar i zellshëm.

Duhet të pranoj se ai që i ka realizuar, të paktën në rastin e bashkëngjitur, madje më ka ‘përmirësuar’ mjaft.

Por mbetet fakti se, vetëm për të sulmuar dhe shpikur gënjeshtra, sot përdoret vërtet gjithçka.

Megjithatë, çështja shkon përtej meje. Deepfake-t janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe të godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo.

Prandaj duhet të vlejë gjithmonë një rregull: verifiko para se të besosh dhe mos e shpërnda para se të mendosh. Sepse sot i ndodh mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo.”, shkruan Meloni.

I publikuan foto me të brendshme, reagon Meloni: Fenomen i

giorgia meloni

Lini një Përgjigje