TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shkurt 2024, 20:35

Sulmi në Rafah, Shtëpia e Bardhë vazhdon presionin ndaj Izraelit për një pauzë humanitare!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Rafah, Shtëpia e Bardhë vazhdon presionin ndaj Izraelit

Shtëpia e Bardhë ka vazhduar të bëjë presion ndaj Izraelit që të punojë drejt ndalimit të luftimeve në Gaza për të liruar pengjet dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në rajon.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se kishte bërë përparim në negociatat drejt një pauze humanitare, por duhet bërë më shumë punë.

"Ne vazhdojmë të mbështesim një pauzë të zgjatur humanitare", u tha ai gazetarëve.

Ai tha gjithashtu se SHBA nuk ka informacion specifik se ku mbaheshin pengjet nga Hamasi, duke shtuar se mund t'i duhet të pranojë mundësinë që disa pengje nuk janë më gjallë.

Deklaratat erdhën një ditë pasi Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se një operacion ushtarak në Rafah "nuk duhet të vazhdojë" pa një plan për të mbrojtur civilët atje.

Kujtojmë se në zonën ku Izraeli kërkon të nis ofensivën e radhës, ndodhe 1.4 milionë palestinezë të larguar nga sulmet në Gaza. Një zhvendosje tjetër do të kishte pasoja të mëdha, mes mijëra njerëzve të cilët prej muajsh kanë mungesë ushqimesh.

gaza shtepia e bardhe

Lini një Përgjigje