TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2024, 13:43

Tërmeti në Japoni, agjencia amerikane: Rreziku nga cunami është ulur!

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti në Japoni, agjencia amerikane: Rreziku nga cunami

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit, me qendër në Hawaii është shprehur se rreziku nga cunami i paralajmëruar në zonat e prekura nga tërmeti në Japoni është ulur ndjeshëm.

Raportohet se dallgë rreth një metër të larta goditën qytetin, por në disa zona vlerësohet se lartësia e tyre shkoi në 3 metra.

Sidoqoftë autoritetet japoneze kanë lënë ende në fuqi paralajmërimet e tyre për rrezikun e një cunami, si dhe përsërisin thirrjen për evakuime sa më të shpejta.

Gjashtë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shembura në gadishullin Noto të Japonisë pasi tërmeti 7.6 i shkallës Rihter goditi zonën.

Këtë e raporton The Guardian, duke saktësuar se nuk dihet ende nëse janë gjallë apo kanë vdekur.

Në qytetin bregdetar Wajima, në Ishikava, të paktën gjashtë shtëpi u shkatërruan nga zjarret, menjëherë pas tërmetit por nuk pati raportime për të vdekur apo të lënduar. Mediat vendase kanë publikuar dhe pamje ajrore nga flakët që kanë përfshirë zonën.

Lini një Përgjigje