TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2024, 14:22

Sulmi ndaj Izraelit, ish ambasadori zbulon prapaskenat: SHBA nuk dëshiron konflikt me Iranin, fokusi te lufta në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj Izraelit, ish ambasadori zbulon prapaskenat: SHBA nuk dëshiron

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka ka folur për sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe për pasojat që pritet të sjellë ky sulm.

Sipas tij, SHBA tashmë e ka shfaqur përkrahjen që do bëj ndaj Izraelit, megjithëse ka pohuar se nuk dëshiron të futet në një luftë me Iranin.

Gjoka tha më tej se kjo vjen pasi Shteteve të Bashkuara të Amerikës u intereson të shmangë krijimin e një vatre tjetër konflikti pasi është e përqendruar te lufta në Ukrainë.

“Ky zhvillim duhet të ndiqet me shumë vëmendje sepse pritet që çdo vendim i tejkaluar mund të çojë në përmasa të një shpërthimi tjetër në lindjen e mesme, çka nuk do të ishte aspak në dobi të sigurisë botërore duke pasur parasysh këtu luftën në Ukrainë. Për këtë arsye, SHBA ka marrë veprime të shpejta në këtë periudhë. Presidenti Biden u kthye nga nja qëndrim i tij pushimi, në shtëpinë e bardhë, ka mbledhur Këshillin e sigurimit aty, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Izraelit dhe ka bërë edhe deklaratat përkatëse.

“Ka thënë që SHBA nuk dëshiron të përfshihet në një luftë me Iranin, kjo është e kuptueshme, si për zhvillimet aktuale ndërkombëtare por edhe për zhvillimet e sigurisë në Europë, veçanërisht për luftën që po zhvillohet në Ukrainë, kështu që për të mos i dhënë hapësira një konflikti që do të përfshijë shumë vende në lindjen e mesme, kërkon që ta shuaj këtë problematik, duke bërë këtë deklaratë si fillim, por nga ana tjetër ka deklaruar se do e mbështesë Izraelin për t’u mbrojtur”, tha ambasadori për Euronews Albania,

sulm izrael shba iran konflikt ukraine

Lini një Përgjigje