
Presidenti i SHBA Joe Biden pasi ka kërkuar ndalimin e një lufte më të gjerë rajonale pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit ndaj Izraelit, u kanë bërë me dije aleatëve se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim sulmues kundër Iranit.
Në një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu të shtunën në mbrëmje, Biden u përpoq ta cilësonte ndalimin e pasojave të sulmit iranian nga Izraeli si një fitore të madhe, ndërsa shtoi se një kundërpërgjigje nga ana e Izraelit ishte e panevojshme.
“Biden i tha kryeministrit izraelit në bisedën e tij telefonike se ai duhet ta konsideronte të shtunën një fitore, sepse sulmet e Iranit kishin qenë kryesisht të pasuksesshme dhe demonstruan aftësitë superiore ushtarake të Izraelit”, tha një zyrtar i lartë i administratës.
John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha sot se aftësia për të parandaluar dëmtimin e gjerë ishte një demonstrim i “epërsisë ushtarake” të Izraelit dhe provë se Irani nuk ishte “fuqia ushtarake që pretendon se është.
Lini një Përgjigje